Mbeten në burg 4 gazetarët që shisnin ekstazi në në lokalet e natës në ish-Bllok

Gjykata e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurisë  “arrest në burg” për; Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra.

Ata u arrestuan disa ditë më parë për shpërndarje të lëndës narkotike sintetike, kryesisht ekstazi dhe MDMA të cilën e shisnin në zonën e ish-Bllokut në lokalet e natës.

Katër të dyshuarit punon si gazetarë për një portal online lajmesh. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge.

Lëndën narkotike të ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com