Aktorja arabo-izraelite, Maisa Abd Elhadi, e njohur në Izrael për shfaqje dhe seriale të ndryshme televizive, u arrestua nga policia për shprehjen e mbështetjes përmes rrjeteve sociale për sulmin e Hamasit, më 7 tetor. Këtë e bëri të ditur “Times of Israel”, duke shtuar se policia konfirmoi arrestimin e “një aktore dhe influencuese, banuese në Nazaret, e dyshuar për shprehje lavdërimi terrorizmi dhe nxitje të urrejtjes”, por pa e përmendur emrin e saj.
Aktorja arabo-izraelite, Maisa Abd Elhadi, postoi në rrjetet sociale një imazh të një gruaje të moshuar të marrë peng nga Hamasi, shoqëruar me emoji të qeshur dhe një tjetër në të cilën terroristët mund të shihen duke thyer barrierën e sigurisë izraelite me shkrimin në anglisht “Let’s go, Berlin style”.
Postimet e saj u kritikuan nga bashkëprotagonisti i saj në “Temporarily Dead” Ofer Shechter: “Më vjen turp për ty. Jeton në Nazaret, je një aktore në shfaqjet tona dhe na godet me thikë pas shpine”, shkroi aktori.
Maisa Abd Elhadi është shfaqur edhe në filmin hollivudian “World War Z” dhe së fundmi në serialin britanik “Baghdad Central”.