Mbante në dorë një pistoletë false, Policia qëllon për vdekje 13-vjeçarin në SHBA

Një djalë 13-vjeçar u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë në shtetin e Nju Jorkut, teksa vraponte për t’i shpëtuar policisë duke mbajtur në dorë një pistoletë false.

Oficerët ndaluan djalin dhe një tjetër 13-vjeçar të premten mbrëma sepse dyshja përputheshin me përshkrimet e të dyshuarve të kërkuar në lidhje me grabitjet e fundit në Utica, tha policia.

Teksa policia merrte në pyetje djemtë, 13-vjeçari u largua në këmbë dhe pasoi një ndjekje. Shefi i policisë së Utica, Mark Williams tha se policia gjeti atë që “dukej të ishte një pistoletë”. Më pas, një oficer policie e goditi djalin.

“Gjatë përleshjes në tokë, një oficer tjetër qëlloi një të shtënë e vetme që e goditi adoleshentin në gjoks”, shtoi shefi i policisë.

Ndonëse i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, ai më pas ka ndërruar jetë në spital.

Policia publikoi disa minuta pamje nga kamerat e trupit të mbajtura nga oficerët të shtunën mbrëma.

Kjo erdhi menjëherë pas zemërimit nga anëtarët e komunitetit lokal, të cilët kritikuan shefin e policisë së Utica në një konferencë për shtyp ku mori pjesë edhe familja e djalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com