Është mbajtur këtë të hënën në selinë e OKB-së në Nju-Jork ceremonia e çeljes së ekspozitës së posaçme të OKB-së “Dialog ndërmjet qytetërimeve”, e organizuar nga CMG-ja.
Në fjalimin e tij, drejtori i CMG -së , Shen Haixiong u shpreh që sesioni i 78-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së miratoi një rezolutë për krijimin e Ditës Ndërkombëtare për Dialogun ndërmjet Qytetërimeve të propozuar nga Kina, duke vendosur që kjo ditë të jetë 10 qershori. Rezoluta dëshmon plotësisht se Nisma e Qytetërimit Global, ka pasur jehonë të gjerë në komunitetin ndërkombëtar
Shen u shpreh më tej që CMG-ja po përpiqet të bëhet dëshmitare, nxitëse dhe praktikuese e dialogut mes qytetërimeve, duke prodhuar një sërë veprash cilësore. Si media ndërkombëtare me më shumë transmetime lojërash, CMG-ja do të transmetojë festën sporteve të Lojërave Olimpike të Parisit dhe do të ofrojë mbështetje për shtimin e njohjes së ndërsjellë mes qytetërimeve të ndryshme dhe ndërlidhjen mes popujve.