Aksident me pasojë vdekje në minierën e Martaneshit. Një minator ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në minierë.
Mësohet se viktima, i cili ende nuk është identifikuar, bashkë me kolegë të tij, ishin duke punuar kur iu ra një masiv gurësh përsipër. Për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën dhe një tjetër u plagos.
Ky i fundit po transportohet drejt Tiranës me helikopter, për ndihmë të specializuar.
/a.r