Një 52 vjeçar me inicialet A.B me profesion avokat, banues në Lushnje, është proceduar në gjendje të lirë. Ai dyshohet se në vitin 2017 ka mashtruar një 68 vjeçar, të cilit i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash, në këmbim të fitimit të një çështjeje gjyqësore.
Një 26-vjeçar e incialet D.S banues në fshatin Radostinë të Fierit, u vu në pranga nga policia. Ai ishte shpallur në kërkim pasi dyshohej se është autor i vjedhjes së një shume parash dhe 2 aparate celular, në banesën e një personi. Një 35 vjeçar me inicialet E.D banues në Lushnje është proceduar në gjendje të lirë, pasi iu konstatua një sasi e vogël e dyshuar lëndë narkotike e llojit kokainë.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. S., 26 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një shume parash dhe dy aparate celular, në banesën e shtetasit A. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. B., 52 vjeçe, banuese në Lushnjë, me profesion avokate, pasi dyshohet se në vitin 2017 ka mashtruar shtetasin K. N., 68 vjeç, duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash, në këmbim se do të fitonte një çështje në gjykim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli i shërbimeve të Policisë, iu konstatua një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kokainë’.
/a.r