Mashtrimi me vizat amerikane, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim 5 persona

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 të pandehur, të arrestuar për mashtrim me vizat amerikane në shkurt të këtij viti.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Renato Naston, Klea Priftin, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin, Xhemal Seserin dhe Eduart Gjinin, i cili është ende në kërkim.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Renato Nasto falsifikonte të dhënat për vizë amerikane dhe merrte 10 mijë euro.

Nasto është i dyshuari kryesor i cili përmes Instagramit, ku kishte krijuar një faqe me emrin “Viza amerikane insider”, reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm.

Ai gjente klientët dhe pastaj niste procedurat për aplikimin e vizave.

Disa nga personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi kanë plotësuar formularët me të dhëna të rreme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com