Prokuroria e Posaçme dha pretencën për 13 të akuzuar për mashtrim me vlerë rreth 7 milionë euro të shtetasve gjermanë përmes call center-ave.
Për Erjon Kasmin, i dyshuar si personi kyç në grupin kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të strukturuar kriminal, u kërkua një dënim me 9 vite burg.
Për Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, u kërkua dënim me 8 vjet e 6 muaj burg.
Për të pandehurit e tjerë u kërkuan:
Anduel Gjergji 3 vite shërbim prove
Ariol Zenuni 3 vite shërbim prove
Denada Bardhi 2 vite shërbim prove
Emion Orizaj 3 vite shërbim prove
Ermir Shehu
Eris Kurila 3 vite shërbim prove
Evis Mahmutaj 3 vite shërbim prove
Ilir Shkurti 2 vite shërbim prove
Indrit Tila 2 vite shërbim prove
Klevin Molla shërbim prove
Skerdi Llupi shërbim prove të akuzuar për “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.
Për llogari të këtij hetimi, SPAK ka sekuestruar më herët disa llogari bankare mes të cilave shumën prej 588 mijë euro në emër të Erjon Kasmit, si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës.
Gjithashtu, një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë. Sekuestro preventive është vendosur edhe 9 apartamente, 3 garazhe, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katrorë tokë.
/a.r