Mashtrimet ndaj biznesmenëve, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e Florian Gjergjit

Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim në mungesë dosjen e supermashtruesit Florian Gjergji.

Ndaj Florian Gjergjit janë duke u zhvilluar edhe 2 procese të tjera për skemën e mashtrimit të biznesmenëve të ndryshëm në emër të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Tiranës ndërsa për të janë në fuqi disa masa arresti me burg.

Në disa raste mashtrimi të zbuluara nga policia në pranga janë vënë disa bashkëpunetorë apo persona të perdorur nga Gjergji, i cili dyshohet edhe si organizatori i rastit të fundit ku një biznesmeni nga Librazhdi i’u morën 100 mijë euro në emër të ministrit të brendshëm Taulant Balla.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com