Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Fatjon Janina, 39-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje. Më 30 dhjetor, Janina masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e tij të moshuar Paulin Gina.
Abc News ka siguruar pamjet kur autori i dyshuar i krimit, del nga pallati, pak minuta pasi kishte kryer krimin. Ai shfaqet i qetë ndërsa largohet nga pallati ku banonte.
39-vjeçari pretendon se Paulin Gila i kishte borxh 200 mijë lekë dhe nuk ia kthente. 82-vjeçari jetonte i vetëm ne apartamentin e tij ku edhe u gjet i vdekur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit