Së bashku me vëllanë dhe dy shokë ai shkon në një lokal mbushur me njerëz, por vritet nga një breshëri të shtënash armësh. E gjithë kjo dyshohet se ndodhi për një grua, por hetuesit kanë dhe një tjetër pistë mbi tregtinë e drogës dhe prostitucionim. Bëhet fjalë për për përplasjen e dy bandave shqiptare në Frosinone mbremjen e se shtunes.
Mediet italiane kanë zbardhur dinamikën e masakrës. Për Kasem Kasmin, 27-vjeçarin shqiptar, i njohur si Carletto, nuk pati shpëtim.
Një tjetër shqiptar Mikea Zaka, 23 vjeç, u arrestua me akuzën e vrasjes.
“Kam qëlluar për t’u mbrojtur”, ka rrëfyer ai para hetuesve që e kanë marrë në pyetje deri në orët e vona të natës.
I riu Zaka, ishte rrahur disa herë nga kundërshtarët pasi po njihte një vajzë. Krahasuar me dinamikën e hetimeve të para skena e krimit të ndodhur në “Shake bar”, duket se po përmbyset.
Pak para orës 19:30 në rrugën Aldo Moro, teksa plot të rinj dhe familjarë kishin dalë shëtitje, mbërriti një makinë Lancia e bardhë. Katër të rinj kanë zbritur nga makina: Kasemi, vëllai i tij Ervini dhe dy shokë. Me shpejtësi ata u drejtuan drejt pesë bashkatdhetarëve të tjerë të ulur në një tavolinë në ambientin e jashtëm të lokalit. Pati një debat, pastaj një seri të shtënash.
Te shtenat
Skena u u filmua nga kamerat e lokalit: të shtënat me armë ishin të paktën gjashtë, ndërsa klientët të tmerruar u fshehën poshtë tavolinave para se të iknin. Sipas dinamikës së zbardhur nga policia, ka qëlluar Mikea Zaka me një pistoletë të kalibrit 22. Shumica e të shtënave kanë përfunduar në drejtim të Kasemit, me plumba në mes barkut, kraharorit dhe qafës.
27-vjeçari u rrëzua dhe vdiq pas rreth njëzet minutash në duart e mjekëve. Vëllai i viktimës dhe dy shokë të tjerë u plagosën.
ARRATISJA-VETËDORËZIMI
Mikea iku në këmbë, në drejtim të Scalo dhe e hodhi armën në lumin Cosa. Ndërkohë policia kishte tashmë emrin e tij dhe i shkoi në shtëpi, në Casermone. 23-vjeçari, ndoshta edhe nga frika e hakmarrjes nga grupi i viktimës, së bashku me avokatin e tij Marco Maietta, janë vetëdorëzuar në komisariat rreth orës 22:00.
“Kam qëlluar për t’u mbrojtur”, ka rrëfyer ai para hetuesve, duke treguar edhe se ku e kishte hedhur armën. Kërkimet për gjetjen e armës vijojnë.
MOTIVI I PËRPLASJES
Dhe vijmë te motivi. Pas të shtënave nuk qëndronte një çështje droge, por një histori me një vajzë me të cilën 23-vjeçari kishte një lidhje romantike. Një marrëdhënie e refuzuar nga grupi i shqiptarëve të tjerë që e kishin rrahur tashmë në raste të tjera Mikea, duke e paralajmëruar që ta linte të qetë dhe të mos e shihte më. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse i riu ka qarkulluar i armatosur.
Prokurori Antonio Guerriero dhe komisioneri i policisë Domenico Condello supozojnë një luftë mes bandave për drogën dhe prostitucionin. I arrestuari, sipas hetimeve të tjera të policisë, njihet si shpërndarjes droge në banesat publike të Casermone. Ndërkohë tre të plagosurit në gjendje të stabilizuar shëndetësore, dy janë të shtruar në Frosinone dhe një në Umberto në Romë./Përshtatur nga ilmessaggero