Masakra me 3 viktima në Shkodër, shpallen në kërkim dy anëtarë të grupit të Bajrave

Grupi hetimor i ngritur për masakrën me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur të 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës është vënë në kërkim të personave që dyshohet se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve.

Burime për Shqiptarja.com dhe Report Tv bëjnë me dije se në kërkim policor janë disa anëtarë të grupit të Bajrajve, në mesin e të cilëve Izmir Sakica e Samuel Troshani, por deri tani nuk janë gjetur.

Të dy, Sakica e Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi.

Forca elitë RENEA vijon të jetë në Shkodër prej pasdites së 30 tetorit duke kryer disa operacione për kontrolle, por deri tani pa rezultate.

Edhe këtë të shtunë, 2 nentor, hetuesit janë përqendruar në marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, duke zgjeruar rrezen e kërkimit. Grupi hetimor po punon për gjurmuar makinën “Range Rover Sport” para atentatit, ndërsa janë përqendruar brenda qytetit dhe lagjet periferike, përshirë “Kirasin” dhe bypass-in e qytetit.

Deri në këtë fazë, policia akoma nuk e ka të provuar nëse Ibrahim Lici është në videon amatore të filmuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa po pritet rezultati i ekspertizës së armës së tretë për shenja gishtash dhe e njollave të gjakut, e cila do të sqaroj shkencërisht nëse ishte ai apo jo. Prania e tij në makinë do të ndryshonte tërësisht natyrën e atentatit dhe shënjestrën kryesore.

Atentati
Atentati ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën ‘Shkodër – Koplik’ në zonën e Dobraçit. Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonin me benz C-Class me targa franceze kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë. Lici i cili ndodhej në kahun e shoferit duket që ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motorin ku udhëtonte qytetarja Flutura Basha, 56 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha. Gruaja humbi jetën në vend ndërsa i plagosur rëndë vijon të jetë Bashkimi.

Në makinën e viktimave, policia gjeti tre pistoleta, njëra e Bushatit, gëzhoja të së cilës u gjetën brenda, tjetra e Licit, pranë këmbëve dhe një e tretë në kroskot qe dyshohet se i përket personit qe u arratis. Ndërsa në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 automatikë, të njëjtët që u përdorën në atentat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com