Masakra me 144 të vdekur, Moska e pranon për herë të parë: Përgjegjësi e ISIS

Rusia për herë të parë ka pranuar qartë përgjegjësinë e organizatës së Shtetit Islamik në sulmin terrorist të ndodhur më 22 mars në Bashkinë Crocus të rrethit të Moskës, që u mori jetën 144 personave.

Për sulmin në fjalë Moska më herët kishte akuzuar edhe Kievin për përfshirje. Edhe në deklaratën e tij të fundit shefi i FSB-së, Aleksandër Bortnikov tha se ka ende indicie për përfshirje të inteligjencës ukrainase.

Gjatë hetimit u konstatua se përgatitjet, financimi, sulmi dhe tërheqja e terroristëve u koordinuan përmes internetit nga anëtarët e grupit Khorasan”, tha shefi i FSB-së Alexander Bortnikov për agjencinë RIA Novosti.

Sipas tij më shumë se 20 persona janë arrestuar gjatë hetimeve për sulmin.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com