Masakër në SHBA/ Vret prindërit në banesë dhe më pas 4 të tjerë, 34 vjeçari para arrestimit plagos edhe dy policë

Gjashtë persona u vranë dhe tre të tjerë, përfshirë dy oficerë policie, u plagosën nga sulmet e së martës në Austin dhe San Antonio, Teksas, thanë autoritetet.

Një i dyshuar, i identifikuar si 34-vjeçari Shane James, po mbahej nën akuzat për vrasje kapitale, konfirmuan autoritetet të mërkurën.

Dy nga viktimat që u vranë besohet të jenë prindërit e të dyshuarit, ndërsa nuk janë konfirmuar ende rrethenat dhe lidhja e tij me katër viktimat e tjerë.
Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha në një deklaratë se i dyshuari “nuk duhet ta shohë më kurrë dritën e ditës”.

“Banorët e Teksasit janë të pikëlluar për gjashtë persona që u vranë nga një kriminel,” tha Abbott”… Shteti i Teksasit do të bëjë gjithçka për të imponuar peshën e plotë të ligjit mbi këtë kriminel për krimet e tij të neveritshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com