Masa të shtuara për festat, vihet nën hetim 46-vjeçari, i gjenden fishekzjarrë dhe kapsolla

Policia ka ndërmarrë masa të shtuara për festat e fundvitit.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara në subjekte tregtare dhe pika shitjesh, në rrugën “Ali Shefqeti” shërbimet e Komisariatit Nr.1, konstatuan shtetasin S.A, 46 vjeç, duke shitur lëndë piroteknike në mjetin që posedonte.

Në vijim të veprimeve nisi procedimin penal për këtë shtetas dhe materialet iu referuan Prokurorisë.

Policia e Tiranës apelon të gjithë qytetarët që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje, duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com