Më 26 Qershor 2014 ndodhi vrasja e bankierit Artan Santo në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Lidhur me këtë ngjarje, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se një ndër emrat e përfolur Ervis Martinaj nuk ka lidhje me vrasjen e Santos. Sipas Karamuços, ai është përdorur qëllimisht për të fshehur personazhet kryesorë.
“Edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe kur ka dal ka thënë që kjo vrasje është bërë si mesazh për tu dëgjuar diku larg, pretendohej në atë kohë për Amerikën Latine, për një nga ato vendet ku ata ishin shumë të shqetësuar për bllokimin e një sasie parash dhe të një ngarkese që u kap në Mal të Zi dhe përfshinte këtë bankë.
Sigurisht ai që ka qene një nga bankieret më të vjetër, themeluesit dhe sigurisht shifrat, transaksionet, tentativat e para për pastrim parash që përfshinin emra politikanësh, ai ka pasur një database me vete.
Nëse vrasja do të ishte për gjë tjetër, do kishte qind mënyra më të sofistifikuara. Po mos e lidhni dhe me një gjë, se kam vënë re që këto kohë, që Vis Martinaj paska qene koka më e madhe e çdo gjëje që ka ndodhur këto 15-20 vitet e fundit në Shqipëri. Ai nuk ka lidhje fare me këtë. Fushkuqja ka qene një bazë, por jo për Vis Martinajn, por për një tjetër personazh. Ngatërrohet qellimisht, për të fshehur personazhet kryesorë”, tha eksperti./m.j