Gjatë një bisede me banorët, Ledjona ka rrëfyer rrethanat e ndarjes nga ish bashkëshorti. Ajo shton se martesat në moshë të re janë arsyeja kryesore pse njerëzit mund të divorcohen.
Ledjona: Jam martuar në një moshë të vogël ku askush nuk e dinte. Lidhja ishte konsumuar dhe nuk e dinim drejtimin e jetës e kupton? Në rastin tim, unë jam martuar në moshë shumë të vogël me ish bashkëshortin dhe kur jemi arsimuar kemi parë që ne nuk i kishim rrugët njësoj, jemi ndarë me marrëveshje. Martesat e vogla çojnë në divorc.
Në linjën e saj të jetës, Ledjona ka treguar se arsyeja e ndarjes së tyre ka qenë tradhtia që ka patur nga i shoqi dhe më tej i është dashur që të paguajë kredinë e shtëpisë dhe paratë borxh që ai kishte marrë.