Marrëveshja Shqipëri–Britani për të burgosurit, bosi i drogës Çopja transferohet i pari

Klodjan Çopja, një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Britaninë e Madhe, është i burgosuri i parë që do të transferohet në Shqipëri për të kryer pjesën e mbetur të dënimit prej 17 vitesh burg.

Çopja u arrestua në vitin 2017, pas një aksioni policor që goditi rrjetin e trafikantëve të kokainës me vlerë 150 milionë paunde, i cili furnizonte Londrën dhe zonën lindore të Britanisë. Ai ndenji katër vite në arrati përpara se të kapej në kufirin mes Greqisë e Shqipërisë me pasaportë false dhe u ekstradua në Britani.

Drejtoria e Burgjeve në Shqipëri konfirmoi për mediet britanike se transferimi i Çopjas u krye javë më parë.

12 të dënuar për vrasje, përdhunime dhe më shumë se 100 të dënuar për drogë dhe armë zjarri pritet të transferohen po ashtu drejt Shqipërisë për ta vijuar aty pjesën e mbetur të burgimit.

Marrëveshja për transferimin e të burgosurve u arrit vitin e kaluar dhe një nga qëllimet e shpallura prej qeverisë britanike është të kursejnë dëmin financiar mbi taksapaguesit e Britanisë, pasi llogaritet se një i dënuar atje i kushton vendit 109 paunde përditë, ndërsa kostoja në Shqipërisë përllogaritet te 32 paunde në ditë. /The Sun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com