“Pala ukrainase (…) mori zyrtarisht propozimet amerikane sot”, tha presidenti ukrainas në një konferencë shtypi, pa zbuluar detaje të versionit të ri.
Sipas mediave lokale, propozimi nuk është aspak i favorshëm për Ukrainën.
Zelensky tha se projekt-marrëveshja është “krejtësisht ndryshe” nga ajo që ai ka diskutuar.
Ai tha se do të kërkojë studim të mëtejshëm nga shërbimet ligjore. Ai shtoi se Kievi nuk do të pranojë një marrëveshje që kërcënon integrimin e saj evropian dhe se Ukraina nuk do ta njohë ndihmën ushtarake amerikane si hua.
Zelensky akuzoi gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin se kërkon të zgjasë luftën me propozimin e tij për një “qeveri të përkohshme” në Ukrainë, nën administrimin e OKB-së.
“Gjithçka që ai bën vonon çdo mundësi (…) për të negociuar për t’i dhënë fund luftës,” tha Zelensky.
“Putini ka frikë nga bisedimet me mua”, pohoi ai.
Ai tha se vendi i tij do të pranojë të zhvillojë bisedime me çdo përfaqësues tjetër të Rusisë , përveç Putinit.