Marrëveshja me Italinë/ Zv.ministrja zbulon detajet: Përfshihet sigurimi për pensionin e pleqërisë, papunësisë dhe invaliditetit

Zëvendës ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani ka dhënë detajet lidhur me mënyrën sesi do të zbatohet marrëveshja e firmosur ditën e sotme me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve.

Manjani tha se një marrëveshje e tillë përfshin degët kryesore të sigurimeve shoqërore ku shtetasit e dy vendeve do të jenë në gjendje të përfitojnë nga disa shërbime si pensioni i pleqërisë, pensioni i invaliditetit e i papunësisë pa qenë nevoja të aplikojnë në vendet e tyre të origjinës.

“Kjo marrëveshje mbulon degët kryesore në fushën e sigurimeve shoqërore, sigurimi për pensionin e pleqërisë, pensionin për individualitetit, pensionin familjar dhe atë të papunësisë. Kjo marrëveshje bazohet në disa parime, trajtimi i barabartë, shtetasit shqiptarë në Itali, do të paraqiten në zyrat e institucionet përkatëse dhe do të kërkojnë informacion e do aplikojnë njësoj si të ishin në vendin e tyre të origjinës.

Totalizimi dhe bashkimi  periudhave të gjithë ata shqiptarë që kanë kontribuar për një periudhë në skemën e sigurimeve shoqërore në Shqipëri, do u bashkohet me periudhën që kanë kontribuar në shtetin italian dhe do marrin kontributet përkatëse.

Eksportimi i përfitimeve, me procedet e digjitalizimit do jetë me e lehtë. Shtetasve nuk do u duhet të udhëtojnë në vendet e origjinës për të bërë aplikimin për marrjen e pensionit. Kërkesën mund ta bëjnë në vendin ku ndodhen dhe bëhet shkëmbimi automatik i të dhënave”- u shpreh Manjani.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com