Marrëveshja Izrael-Hamas, Tirana zyrtare: Zbatimi i saj, thelbësor për stabilitetin në rajon

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur se Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, ‘duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit’

Përmes postimit në rrjetin social ‘X’, Ministria e Jashtme shkruan se pas arritjes së kësaj marrëveshjeje është thelbësore zbatimi i saj në mënyrë që “të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon”.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përgëzon gjithashtu përpjekjet ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm.

Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.  Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm”, shkruan Ministria për Punët e Jashtme dhe Europën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com