Marrëdhënie seksuale dhe trafikim i të miturve/ Pas akuzave të reja, Andrew Tate lihet sërish në arrest shtëpiak

Pas akuzave të reja, Andrew Tate lihet sërish në arrest shtëpiak
Drejtësia në Rumani e ka vendosur sërish në arrest shtëpie influencuesin Andrew Tate ndërsa autoritetet hetojnë akuza të reja, të rënda, duke përfshirë akte seksuale me të mitur dhe trafikimin e të miturve.
Prokurorët kishin kërkuar që Tate të caktohej në paraburgim për 30 ditë, ashtu si edhe vëllai i tij Tristan. Vendimi i gjykatës në Bukuresht ka qenë përfundimisht që Tate të vendoset në arrest shtëpiak, ndërsa vëllai i tij do të jetë nën mbikëqyrje të posaçme gjyqësore.
Hetimi i ri përfshin gjithsej 35 viktima të supozuara, duke përfshirë një person që ishte 15 vjeç në atë kohë. Në një deklaratë, agjencia rumune kundër krimit të organizuar tha se gjithsej gjashtë persona, rumunë dhe të huaj, ishin arrestuar.
Vëllezërit Tate janë akuzuar më parë për trafikim njerëzor dhe janë në pritje të gjykimit për ato akuza, të cilat ata të dy i mohojnë. Sipas autoriteteve rumune, vëllezërit Tate iu afruan vajzave vulnerabël, të cilat më pas i pritën në vende të ndryshme dhe i detyruan të prodhonin materiale pornografike për në internet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com