Mark Marku: Teknikisht Rama po përfiton njësoj nga të dy grupet e PD

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, Mark Marku bëri një analizë ndryshe sa i takon situatës tashmë disa mujore parlamentare, ku opozita bllokon diskutimet dhe mazhoranca voton ligje në kohë rekord. Nisur nga kjo, Marku thotë se dy grupet e PD-së në njëfarë forme po “krijojnë benefite për Ramën” pasi ka 0 diskutim nëpër mbledhje komisionesh apo sallën e Kuvendit.

Mark Marku: Duke e radikalizuar një formacion politik apo një opozitë në atë nivel, ti pengon format e përfaqësimit. Dhe unë se kuptoj, këta thonë që ok grupi i Bashës po bashkëpunon me Ramën. Mundet edhe s’mundet se unë nuk i besoj…janë teknika të kohës komuniste. Por, problemi është tek rezultati se thoshte Konfuci para mijëra vjetësh, një veprim nuk shihet nga qëllimet, por nga rezultatet. Dhe tek rezultati ka mundësi…nuk po them që këta duan t’i shërbejnë Ramës, por në rezultat unë mendoj që këta i shërbejnë po aq mirë Ramës sa edhe Lulzim Basha me konformizmin e vet…Unë s’po bëj akuza, unë po reflektoj dhe një nga arsyet që s’kam dashur të jem në asnjë formacion politik është që të kem mundësi të reflektoj lirshë, pa i dhënë hesap njeriu. Cili është qëllimi i Edi Ramës? Pse nuk i lejon të zhvillohen komisionet hetimore sepse ato do të diskutohen, do të ketë mundësi të flitet për afera korruptive. Rezultati i komisioneve hetimore parlamentare në përgjithësi është 0, është një instrument i shkëlqyer për të ushtruar kontrollin e parlamentit mbi qeverinë dhe nuk janë vetëm komisionet, edhe thirrja e ministrave, kërkimi i informacioneve, pra është proces i gjerë. Pra, qëllimi i Ramës është që të mos diskutohet.

Oerd Bylykbashi: Patjetër!

Mark Marku: Kështu si po ndodh a nuk po diskutohet në Parlament 0 për asgjë?! Po merren të gjitha vendimet pa u diskutuar?!

-Pra ti thua që Rama teknikisht po merr benefitet…

Mark Marku: Teknikisht, Rama po përfton nga të dy grupet njëlloj dhe më shumë në rezultat final nga kjo…

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com