Mariah Carey dhe partneri i saj Brian Tanaka thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre shtatëvjeçare.
Sipas Daily Mail, spekulimet nisën kur balerini mungoi në turneun e Krishtlindjeve të këngëtares 54-vjeçare dhe ishin fansat që vunë re shqetësimin e saj të dukshëm.
Marrëdhënia e tyre, e cila filloi profesionalisht në vitin 2006, u kthye në një lidhje romantike në vitin 2016 pasi Carey u nda nga miliarderi australian James Packer.
I pyetur për detajet e ndarjes së çiftit, menazheri i Mariah nuk ka pranuar të falsë për revistën People.
Diferenca në moshë e çiftit tërhoqi vëmendjen edhe duke shkaktuar probleme të mëtejshme për dyshen, siç raportohet. Përveç kësaj, burimet pohojnë se dëshira e Brian Tanaka për të krijuar një familje ndikoi në ndarjen, pasi Mariah Carey, e cila tashmë është nënë e binjakëve 12-vjeçarë me Cannon, nuk kishte të njëjtat ambicie si partneri.