Margot Robbie po bashkohet me Hasbro Entertainment për një film të ri të bazuar në lojën e bordit Monopoly. Pasi luajti në Barbie të nominuar për Oscar, aktorja do të prodhojë filmin e ri përmes LuckyChap në bashkëpunim me Lionsgate.
Lajmi u bë i ditur gjatë CinemaCon të këtij viti në Las Vegas. Në një deklaratë, kompania LuckyChap e quajti lojën popullore “top”.
Shefi i Lionsgate, Adam Fogelson tha se kompania është jashtëzakonisht e emocionuar për të punuar në një prodhim që ai beson se do të jetë “blockbusteri i ardhshëm”.
Margot Robbie’s production company LuckyChap Entertainment is set to produce a film based on the Monopoly board game. Read more: https://t.co/XNDGON68oK
— TheJournal.ie (@thejournal_ie) April 11, 2024