Marëdhënie të partneritetit strategjik përmes forcimit të dialogut e bashkëpunimit

Presidenti kinez Xi Jinping dhe kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë Samitit të Liderëve të G20-s në Rio- de-Zhanejro, zhvilluan një takim në mes tyre.
Ata shkëmbyen mendime të thella për bashkëpunimin në fusha të tilla si zhvillimi i gjelbër,transporti i qëndrueshëm,bashkëpunimi bujqësor me Afrikën e të tjerë.
Të dyja palët shkëmbyen mendime edhe për çështje të nxehta, si kriza e Ukrainës dhe situata në Lindjen e Mesme

Xi Jinping-u vuri në dukje se ekonomia e dytë dhe ajo e tretë më e madhe në botë dhe si vende kryesore me një ndikim të rëndësishëm, Kina dhe Gjermania duhet të këmbëngulin në konsolidimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik nga një perspektivë afatgjatë e strategjike dhe të vijojnë të shkruajnë një artikull të arritjeve të ndërsjella në bashkëpunimin dypalësh.
Ndërsa Scholz theksoi se, që nga vizita e tij e fundit në Kinë, marrëdhëniet gjermano-kineze kanë arritur zhvillim pozitiv. Në situatën aktuale komplekse ndërkombëtare, është thelbësore që Gjermania dhe Kina të forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin. Gjermania shpreson të zhvillojë më tej marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik me Kinën dhe të forcojë dialogun e bashkëpunimin dypalësh e shumëpalësh në frymën e barazisë, sinqeritetit dhe respektit të ndërsjellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com