‘Manovra të vogla hallexhinjsh’/ Nënkryetarja e PD për lëvizjet e Bardhit për të kthyer Berishën në grup: Lojëra luftash në parlament…!

Pas përpjekjes së Gazment Bardhit për të rikthyer në grupin parlamentar të Partisë Demokratike Sali Berishën, si dhe për ndryshimet e propozuara për të zëvendësuar në komisione deputetët e PD me ata të Rithemelimit, nënkryetarja e PD-së, Orjola Pampuri, i ka komentuar ato si manovra të vogla politike, të cilat i shërbejnë Ramës.

Sipas Pampurit PD nuk i kushton vëmendje “lojërave të luftës mes PS-së dhe Rithemelimit”, por është e përqëndruar te qytetarët.

“Manovrat e vogla politike të një grupi lojtarësh hallexhinj, sigurisht janë në shërbim të korrupsionit të Edi Ramës.

Pastaj lojërat e atyre të cilët bëjnë pazare me Edi Ramën, të cilët luajnë lojra luftash në Parlament dhe pas tyre mbyllin pazarin e rradhës, sigurisht ia lëmë atyre.

Ajo që na intereson neve janë vetëm shqiptarët dhe interesat e shqiptarëve”, deklaroi Pampuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com