Manja i shtriu dorën opozitës për amnistinë, përgjigjet Sula: Nuk jemi fasadë e mazhorancës

Deputeti demokrat Dash Sula e ka konsideruar rrufe në qiell të hapur ftesën e Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, një ditë më parë, për të votuar projektligjin e amnistisë. Në studion e Ditarit të Fundjavës në A2 CNN, ai tha se si qytetar do ta votonte me të dy duart këtë projektligj, por nuk mund ta përdorë opozitën si fasadë.

“Me të drejtë zoti Manja e bën këtë ftesë, është normale, logjike dhe e drejtë, qeveria mendon se ekzistojnë kushtet e rrethanat për një amnisti që shërben për rënie të numrit të popullimit të burgjeve. Por vijmë në momentin politik po të ishte unë si Dash, si qytetar me të dyja do ta votoja, por nuk të bëhet një ftesë në këtë moment si rrufe në qiell të pastër. Nuk mund të zhbëjmë gjithçka dhe ne thjesht të jemi fasadë kur do mazhoranca, kur e kërkon mazhoranca të bashkojmë votat me to dhe kur kërkojmë ne, asnjëherë”.

Ai tha se në 2 vite e gjysmë nuk është marrë parasysh asnjë nismë e opozitës.

“31 nisma ligjore kemi ndërmarrë ne për 2 vite e gjysmë ne nuk na jepet mundësia që edhe një togfjalësh të ndryshohet në projektligjin e qeverisë. Ne kemi demonstruar vullnet, por ne nuk paskemi vullnet për asgjë”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com