Manja i shtrin dorën opozitës për amnistinë: Nuk ka të bëjë me partinë

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja nga Korça ka kërkuar votat e opozitës lidhur me amnistinë. Ai është shprehur se amnistia nuk ka të bëjë me diçka partiake të njëanshme ndaj e për këtë i ka kërkuar kolegëve parlamentare të opozitës për të votuar në seancën e radhës projektligjin e amnistisë.

Lidhur me ngjarjen e Peqinit, Manja është shprehur se drejtësia duhet të zbardhë ngjarjen e rëndë e njëkohësisht ka kërkuar një vëmendje më të veçantë për 12 policët e arrestuar, ku sipas Manjës, faji i vetëm i tyre ishte se ishin në turn në momentin e ngjarjes.

Manja është shprehur se përgjegjësia duhet të jetë individuale për atë ngjarje e jo kolektive.

Lidhur me masat e rrepta të sigurisë të ndërmarra në burgjet e Republikës së Shqipërisë ministri i drejtësisë ka shtuar se masa janë jo vetëm për të burgosurit të rrezikshmërisë se lartë, por herë pas herë ka patur masa të brendshme dhe për trupën policore.

Të gjitha këto ministri i drejtësisë i ka bërë nga Korça ku ka qenë i pranishëm në hapjen e zyrës juridike e cila për qytetarët e Korçës do të jetë falas.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com