Mandati i Xhaçkës, PS e vendosur: Të flasë Venecia, GJK s’mund t’ia imponojë votën deputetëve!

Socialistët duket se nuk do të tërhiqen dhe nuk do të çojnë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të imponojë votën deputetëve, duke hedhur edhe akuza se po tentojnë që të krijojnë një normë të re ligjore, që shkon përtej detyrave të saj.

“Çështja e raportit të parlamentit me Gjykatën Kushtetuese mendoj unë që është një raport që e përcakton qartë Kushtetuta, GJK ka autoritetin Kushtetues që të shfuqizojë çdo ligj, vendim, akt të marrë nga Kuvendi nëse ajo e gjykon që është në kundërshtim me Kushtetutën, në këtë aspekt ka pasur një vendim të GJK që ka shfuqizuar 2 vendime të marrë nga Kuvendi i SHQIPËRISË, dhe Kuvendi nuk e diskutoi këtë vendim dhe e shfuqizoi, në rastin konkret është krijuar një paqartësi nëse do duhet që një deputet apo të gjithë deputet duhet të votojnë në formë të caktuar të detyruar jo nga vullneti i zgjedhësve apo jo dhe ky është një debat që nuk ka gjetur një trajtim as nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përkundrazi GJK ka tentuar të krijoj një normë të re ligjore, por verifikon normat ekzistuese dhe fakti që një vendim i caktuar vjen për t’u miratuar në Parlament, dhe pastaj vullneti është krejtësisht sovran për ta votuar. I vetmi moment kur Kushtetuta e detyron deputetin të votojë, është kur i jepet e drejta opozitës për Komisionet Hetimore.

Ato këmbëngulin që çështja do duhet të çohet në Komisionin e Venecias.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com