Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku po shqyrtohet mocioni i disa deputetëve të opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit të PS, Vullnet Sinaj, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, propozoi që të pritet opinioni i kërkuar nga Komisioni i Venecias për mënyrën se si duhet të votojnë deputetët në raste të tilla.
Kujtojmë që tashmë në këtë komision është dërguar një kërkesë për opinion lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
“Nuk jemi ne qe e vendosim nese jemi ne kushtet qe ka apo jo papajtueshmeri me mandatin. Zoti Sinaj ka bere gjithe perpjekjet ne hapesirat e tij per te shmangur konfliktin e interesit. Por ketu nuk jemi per kete. Eshte Gjykata Kushtetuese qe e vendose kete gje. Si shkon ne Gjykaten Kushtetuese konstatimi per nje ceshtje te tille? Kjo eshte pyetja.Ne jemi ne pritje te nje opinioni te Komisionit te Venecias dhe nese ky Komision e konstaton nje paqartesi kushtetuese eshte detyra jone ta sqarojme kete ceshtje. Une si deputet nuk detyrohem nga askush te marr nje vendim te caktuar apo te votoj ne nje forme te caktuar. Per te zgjidhur kete konflikt kemi kerkuar opinion nga Komisioni i Venecias. A do te shkojme ne seance po njesoj sic kemi vepruar deri me tani apo te presim opinionin e Venecias dhe pastaj t’i shkojme seances?
Propozimi im eshte te presim opinionin e Komisionit te Venecias dhe pastaj te shkojme ne seance”, deklaroi Çuçi teksa theksoi se ne bindjen e tij deputeti Vullnet Sinaj nuk perfituar fonde publike permes kompanise ku ai ka aksione.