Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të martë jashtë sesionit parlamentar për të shqyrtuar në Këshillin e Legjislacionit mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Vendimi u morr nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali pas kërkesave së Kryetarit të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, në 8 gusht.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vendosi që të mbledhë Këshillin për Legjislacionin, ndërsa njofton se mbledhja jashtë sesionit parlamentar do të zhvillohet më 27 gusht në orën 11:00.
Çfarë vendosi Kushtetuesja
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të dërgojë menjëherë në Kushtetuese mocionin e deputetëve për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka.
Gjykata theksoi se vendimi i saj që ka vendosur detyrimin e Kuvendit për të dërguar në Gjykatë mocionin e 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, dhe më pas do të jetë ky institucion që do të shqyrtojë nëse duhet t’i hiqet apo jo mandati.
Në përfundim Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi çështjen në seancë publike me pjesëmarrjen e palëve, konstatoi se vendimi i saj i datës 23/ 01/ 2023 nuk është ekzekutuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Sipas GJK, është vlerësuar se Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimit të saj, duke mos zbatuar nenin, i cili parashikon se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.
Gjykata ritheksoi se vendimet e saj kanë efektet e forcës së ligjit dhe se asnjë organ nuk ka të drejtë t’i vërë ato në diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë.
Opozita kërkon heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës
Më 24 qershor 2022 , Këshilli i Mandateve është mbledhur pas kërkesës së opozitës për heqjen e mandatit të deputetes të Partisë Socialiste Olta Xhaçka.
Në nisje të mbledhjes, deputetja Klotilda Bushka ka kërkuar që mocioni i 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, të merret në shqyrtim dhe t’i jepet koha e duhur këshillit që të shqyrtojë dokumentacionin për verifikimin e informacioneve.
Kërkesa erdhi nga 15 deputetë të opozitës për mocion “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.
Kjo situatë e krijuar erdhi për faktin se një subjekt privat, të cilin e menaxhon bashkëshorti i Xhaçkës, ka marrë statusin e “investitorit strategjik”.
Kjo, për të zhvilluar një projekt në bregdetin e Himarës, duke marrë kështu pronën publike për 30 vjet.
Sipas tyre, ka pasur favorizime për shkak të detyrës që Xhaçka ka në kabinetin qeveritar.
Kujtojmë që Xhaçka e nisi karrierën politike në vitin 2009 si deputete e PS për Qarkun e Korçës.
/a.r