Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në SPAK ku po merret në pyetje në lidhje me hetimin për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Ai lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe institucioneve të drejtësisë, ndërsa shtoi se, nuk ka bërë asnjë shkelje sa i takon procedurave të privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai tha se po arrestohen njerëz kot, kur nuk ka asnjë dëm.
“Lolot e Ramës i kërkojnë llogari si ju kthye prona 100 familjeve. Pronarët duhet të paguajnë objektet e shkatërruara, edhe për uzurpoatorët, ndërkohë Bolino vjedh shkollat e kalamajve. Toka është shpronësuar nga Jakemane, tualeti i PS e Jakomonin e njeh për Jakomane. Kam marrë një festë pas tre vitesh e dy muaj, vendosa ta respektoj. Ca ka dalë. Është nisur nga kallëzimi i rremë i Taulant Ballës, dhe është vërtetuar se toka ishte e pronarëve të Tiranës, nuk ishte shpronësuar, klubi Partizani nuk iu kthyer Jamarbër Malltezit, por 100 familjeve pronare. Në këtë çështje nuk ka dëm dhe po bëjnë hetime ku nuk ka dëm. Rezulton se Balla ka bërë kallëzim të rremë dhe Edi Rama ka bërë shkelje. Kam ardhur në SPAK t’u përgjigjem pyetjeve. Po burgosin njerëz me shfaqe kur nuk ka dëm. Shteti ka përfituar 800 mijë dollarë nga privatizimi”, tha Malltezi.
/a.r