Maliq/Po dhunonte gruan, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari përdorues i lëndëve narkotike

Një 28-vjeçare është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti i saj, në ambientet e shtëpisë e tyre në qytetin e Maliqit.

Sipas informacioneve, çifti kishte patur një debat verbal dhe më pas bashkëshorti e ka goditur me grushte bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Në konflikt i cili dyshohet të jetë për motive xhelozie, është përfshirë edhe vjehrri i të resë, i cili gjithashtu bashkë me të birin ka ushtruar dhunë ndaj 28-vjeçares.

Fqinjët kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares dhe kanë njoftuar policinë e Maliqit, e cila në pak minuta ka hyrë në banesë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, i cili mund të kishte patur edhe pasoja më të rënda për të renë.

Policia ka arrestuar në flagrancë bashkëshortin 31-vjeçar, i skeduar nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, dhe ka proceduar në gjendje të lirë babain e tij, ndërkohë që 28 vjeçarja u pajis me urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

Në harkun kohor të 24 orëve, ky është rasti i dytë i dhunës brutale ndaj grave në juglindje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com