Makina përplas këmbësoren në Përmet, 60-vjeçarja përfundon në spital

Rreth orës 13:45, në kryqëzimin e qytetit të Përmetit, shtetasi J. K., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësoren, shtetasen V. L., 60 vjeçe.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 60-vjeçarja, e cila ndodhet në Spitalin e Përmetit, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *