Makina përfundon në përrua në Lushnje, plagosen babë e bir

Një makinë  ka dalë nga rruga pranë fshatit Kasharaj të Lushnjës. Në mjetin tip “Mercedes Benz” kanë qenë duke udhëtuar atë e bir.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin ku fillimisht është përplasur me bankinën në të djathtë e më pas ka rënë në përrua.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë dëmtime të dy personat. Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në drejtimin e mjetit ishe Aleksandër Paja (25 vjeç), ndërsa babai i tij Artan Paja (54 vjeç) ishte pasagjer. Policia është në vendngjarje dhe po kryhen hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com