Makina e kthyer në pirg hekurishtesh, detaje nga aksidenti me 8 viktima

Dalin pamjet nga vendngjarja, ku në orët e para të mëngjesit ndodhi aksidenti tragjik me 8 viktima në fshatin Kuqar të Këlcyrës.

Makina tip Benz e drejtuar nga Sokol Ismeti, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ka dalë nga rruga dhe ra në brigjet e lumit Vjosë, për të shpërthyer më pas në flakë.

Në vendngjarje humbën jetën menjëherë 7 emigrantë nga vendet e treta dhe drejtuesi i mjetit Sokol Ismeti.

Dyshohet se Ismeti në përpjekje për t’iu larguar policisë e ka drejtuar mjetin e tij me 180 km në orë, i cili tashmë është kthyer në një pirg hekurishtesh, çka tregon se përplasja ka qenë tepër e fortë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com