Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 15-vjeçar pasi është përfshirë në një aksident automobilistik duke drejtuar mjetin pa patentë.
Mësohet se ai ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetitn në aksin “Korçë-Mborje” dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
/a.d