Një automjet me dy persona brenda tij ka rënë në lumë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në kthesën për tek ura e Hormovës, shkruan A2.
Mendohet se automjeti ka humbur kontrollin teksa qarkullonte në këtë aks dhe më pas ka përfunduar në rrjedhën e lumit Drino, duke rënë nga një lartësi mbi 15 metra.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe autoambulanca.
Fatmirësisht, raportohet se shoferi dhe pasagjeri në bordin e automjetit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, po hetohet për rrethanat që çuan mjetin në lumë.