Makao- një zhvillim i vrullshëm

Që nga 20 dhjetori i vitit 1999 , dita e shkëputjes së Makaos nga Portugalia , vendi ka marrë një zhvillim të vrullshëm.

Të dhënat tregojnë se PBB e Makaos është rritur 7.3 herë nga viti 1999 në vitin 2023. Në vitin 2023, tregtia midis pjesës kontinentale dhe Makaos arriti në 3.84 miliardë dollarë, duke u rritur 4.3 herë krahasuar me periudhën para kthimit në gjirin e Kinës. Që nga tetori i këtij viti, investimet direkte nga pjesë kontinentale në Makao kanë arritur në 14.19 miliardë dollarë.

Makao ka krijuar marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike, tregtare dhe kulturore me mbi 120 vende dhe rajone. Numri i organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare ku merr pjesë Makao është rritur në më shumë se 190. Aktualisht rajoni gëzon privilegje pa viza ose viza në mbërritje me 147 vende dhe rajone. 92.5% e të anketuarve besojnë se avantazhi unik i Makaos qëndron në mbështetjen nga atdheu dhe lidhjen me botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com