Madonna prezanton rregullat që duhet të ndjekin personat që jetojnë me të

Madonna ka zbuluar nëntë “rregulla” të thjeshta lumturie me ndjekësit e saj.

Ylli i popit ka publikuar një foto ku shihet duke mbajtur një tabelë me “udhërrëfyesin e lumturisë”, të cilën duhet ta ndjekin të gjithë në shtëpinë e saj.

Lista përfshin rregulla të sjelljes pozitive duke u kujtuar fëmijëve dhe ndjekësve të saj të “buzëqeshin”, “të jenë të lumtur” dhe “të dëgjojnë të tjerët”. Gjithashtu “të jenë të kënaqur me atë që kanë” dhe të jenë “të sjellshëm”.

Në foto, Madonna shihet e veshur me një pulovër të zezë me lule të mëdha të thurura dhe me flokët e kuqe.

Kujtojmë se Madonna është nënë e pesë fëmijëve. Fëmija i saj i madh është Lourdes Leon, më pas vjen Rocco Ricci, djali i birësuar David Banda, tre vajzat Mercy James, si dhe binjaket Stella dhe Estere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com