Madona bën gjestin e papritur, pështyn një fans në koncertin e fundit

Madonna edhe në moshën 65-vjeçare është ende një nga figurat më të njohura në muzikën ndërkombëtare. Këngëtarja amerikane, e cilësuar si ‘mbretëresha e popit’, aktualisht është në turne me ‘The Celebration World Tour’, në të cilin po çon performancat e saj magjike në vende të ndryshme të globit.

Çdo paraqitje e Madonnas është një ngjarje për qytetin ku ajo performon. Por, në koncertin e saj të fundit ajo ka marrë një lum kritikash për një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Në mes të performancës, Madonna mori një birrë, piu pak dhe më pas pështyu një fans që po ndiqte koncertin. Skena u bë shpejt virale në rrjet.

Turneu vazhdon të martën, më 27 shkurt, me një koncert në San Francisko, ndonëse ky episod i fundit nuk ishte i vetmi veprim i komentuar i këngëtares në turne. Javën e kaluar, artistja e famshme u rrëzua në mes të skenës gjatë një kërcimi me karrige.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com