Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia do ta pranojnë planin e BE-së ku përshihet respektimi i marrëveshjes së Brukselit, aneks Marrëveshjes së Ohrit si dhe drafti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Gjatë qëndrimit të tij në Lozanë të Zvicrës ai pati një takim me studentët e Universitetit ku ka diskutuar edhe për tensionet në Kosovë.
“Tensionet janë qetësuar paksa tani. Shpresoj se drejtuesit e dy vendeve Kosovës e Serbisë ta pranojnë planin e hartuar që ndihmon në deeskalim të situatës dhe arritjen e një marrëveshje mes dy shteteve”.