Evropa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë.
Kështu u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë një vizite në Kazakistan, shkruan Tass.
Sipas tij, “arkitektura evropiane e mbrojtjes nuk mund të ndërtohet mbi përshkallëzim dhe konflikte”. “Rusia është gjeografikisht një pjesë e Evropës, kështu që ne duhet të ndërtojmë një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve midis anëtarëve dhe jo anëtarëve të BE-së, dhe kjo përfshin Rusinë”, theksoi Macron.
Sipas presidentit francez, Evropa duhet të përfshihet kur Rusia dhe SHBA flasin për armë.
Macron mbërriti në Astana më 1 nëntor për një vizitë zyrtare.