Personi që shihni në foton e mëposhtme është 35-vjeçari, Astrit Xheka, një prej viktimave që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik të ndodhur në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë.
Artur Xheka, vëllai i të ndjerit ka publikuar foton e 35-vjeçarit me një shkrim prekës.
“Vlla, ku ike, kaq shumë ta paska dashur Zoti! Ma ke këputur zemrën”- shkruan vëllai i të ndjerit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi 2 ditë më parë, teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity.