“Për vajzat dhe djemtë që rriten në mes të kësaj mrekullie të natyrës, që të gjejnë të gjitha arsyet ta ndërtojnë jetën aty, duke pasur mundësinë të jetojnë po aq mirë sa vetë Vjosa”- u shpreh Rama.
Duke e parë si projekti që do ti hapë shteg perpsektivës, të ardhmes dhe për njerëzit, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale fituesin e Konkursit Ndërkombëtar për Qendrën Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës, që u shpall katër ditë më parë Tiranë.
Ky projekt do të zbatohet nga studioja projektuese daneze “CEBRA”.
Juria e përbërë nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, shefi ekzekutiv i Patagonia Ryan Gellert dhe ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë të mjedisit, arkitektonikës e planifikimit të territorit vlerësoi projektin e kësaj studioje si më kreativi dhe inovativi në përputhje me kriteret e shpallura
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij tha se “jam i bindur se ky projekt, i cili do të materializohet menjëherë pas shpalljes së fituesit,
Ky u vlerësua si më afër zgjidhjeve arkitektonike në harmoni të plotë me natyrën dhe peizazhin si dhe për nxjerrjen në pah të vlerave natyrore, kulturore, trashëgiminë e historinë e zonës.
Lumi i Vjosës, si lumi i fundit i egër në Europë, u shpall në mars të këtij viti nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “park natyror”.