Luksemburg/ Rama: BE këmbëngulte se na donte, por s’ishin gati të flisnin. Bekim që e kemi krah dhe pjesë të së ardhmes

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg ku po merr pjesë në panelin “Rruga drejt zgjerimit” mbi rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në BE.

Gjatë fjalës së tij u shpreh se “është një bekim për ne që e kemi Bashkimin Europian pranë vetes dhe pjesë të së ardhmes sonë”.

“Në këtë moment BE ka hedhur një hap të jashtëzakonshëm përkundër çdo lloj probabiliteti dhe ndërkohë e për herë të parë BE ka filluar të mendojë jashtë kornizave për Ballkanin Perëndimor. Po flas për këtë plan të ri të rritjes që është një hap përtej të zakonshmes sepse çel shtigje që më parë qenë të hapura vetëm për shtete anëtare”.

“Më është dashur të kaloj një traumë të gjatë me BE-në. Ndërkohë që ne këmbëngulnim që të hapeshin bisedimet, ndërsa ata këmbëngulnin që na donin, por nuk ishin gati të flisnin”.

“Është një përvojë shumë traumatike, por ka përfunduar, kemi çelur bisedimet e anëtarësimit dhe në këtë epokë post traumatike jam i prirur ta lëvdoj BE-në se sa ta fajësoj atë. Përgëzimi është plotësisht i merituar se po shohim shërbimin jashtë mase përfitues që po na jep BE-ja përmes këtij procesi të bisedimeve, një hapësirë e jashtëzakonshme dije, kjo bën dallimin mendoj dhe kjo është ajo çfarë bën dallimin për Moldavinë dhe Ukrainën përkundrejt vendeve të tjera që nuk e kanë këtë perspektivë, se ku ta gjejnë dijen se kush t’u thotë si të ndërtojnë institucionet, llogaridhënien e shtetit përkundrejt qytetarëve, kush do t’i shoqërojë në këtë rrugëtim, askush”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “në këtë moment BE-ja ka hedhur një hap të jashtëzakonshëm përkundër çdo lloj probabiliteti”./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com