Luiz Ejlli hyn në BBV3, banorëve iu “ikën fytyra”

Këngëtari dhe fituesi i BBV2, Luiz Ejlli ishte i ftuari special i natës së mbrëmshme në studion e BBV3. Në fund të spektaklit ish banori u fut edhe brenda në shtëpi për të kënduar për banorët.

Banorët u habitën kur Luizi u bë pjesë e shtëpisë, duke qenë se ai ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur të lojës. Moderatori iu tha banorëve me shaka që Luizi do të jetë banori më i ri i BBV3. Ata e mirëpritën ardhjen e tij, por Ledioni nuk ka lënë pa komentuar edhe fytyrat e tyre kur e morën vesh lajmin.

U prenë fare – thotë ai.

Luizi krijoi një atmosferë mjaft elektrizuese në shtëpinë e BBV3, ku prezantoi për banorët këngën e tij më të re “Kce”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com