“Luftoj për mandatin tim të pestë”, Felaj për zgjedhjet e 11 majit: Në Tiranë synojmë 21 deputetë

Socialistët synojnë të marrin 21 mandate në qarkun Tiranë sipas deputetes së PS Ermonela Felaj.

E ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, deputetja e PS Ermonela Felaj, tha se duke parë edhe në zgjedhjet e kaluara PS ka qene midis 18 dhe 19 mandateve në qarkun e Tiranës.

‘Jemi në prag të çeljes së fushatës elektorale, fushata kërkon punë dhe kur kam qenë më herët në fushatë duke qenë pjesë e listave të mbyllura pavarsisht pozicionit që kisha në listë, edhe me koleg të tjerë kemi qenë të përgjegjshëm për të maksimalizuar fitoren e PS. Rëndësi ka partia për të cilën kandidojmë të jetë fituese dhe rezultati të jetë domethënës. Unë luftojë për mandatin tim të 5 në kuvend. Partitë politike kur bëjnë objektivat kanë parasysh trendët historike, ne kemi qenë midis 18 dhe 19 mandate. Por, jemi duke punuar që të shkojë edhe tek 21 mandate për qarkun Tiranë’, tha ajo.

Felaj u ndaj edhe tek drejtësia, ku tha se drejtësia sot është e pavarur.

‘Nuk ka pasur goditje në të kaluarën sepse drejtësia nuk ishte kaq e pavarur sa është sot, ne e kemi vendosur në këto pozita. Goditjet nuk tregojnë se është rritur krimi, por krimi nuk ka qenë i zbuluar më parë. Sistemi ka rritur efektshmërinë e tij. Krimi i organizuar është sfidë mbarëbotërore dhe e kanë të gjitha shteteve’, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com