Në rast të një sulmi izraelit në Liban, “Irani do të fillojë një luftë asgjësimi kundër regjimit sionist”. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i Iranit në OKB në një postim në X. Sipas tij po studiohet përfshirja e plotë e të gjitha fronteve të rezistencës.
“Edhe pse Irani e konsideron propagandën e regjimit sionist me synimin për të sulmuar Libanin si një luftë psikologjike, nëse ai fillon një agresion ushtarak në shkallë të gjerë, ai do të nisë një luftë asgjësimi. Të gjitha opsionet, përfshirë përfshirjen e plotë të të gjitha fronteve të Rezistencës, janë në tryezë”, thuhet në mesazh.
“Rezistenca libaneze është e gatshme të përballet me çdo agresion të mundshëm të regjimit sionist kundër Libanit”, tha ministri i jashtëm i përkohshëm i Iranit, Ali Bagheri, duke nënvizuar se “rezistenca libaneze (e mbështetur nga Irani) është në gjendje të ndalojë vazhdimin e krimeve të regjimit dhe parandalimin e përhapjes së tensioneve në Liban dhe rajon, gjë që është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe të botës”.
/a.r